Një person është arrestuar pasi u denoncua në polici për shpërndarje të numrit të telefonit të koleges së punës tek disa persona tjerë.
Viktima për shkak të gjendjes së rënduar emocionale është dërguar për trajtim mjekësor.
“Prishtinë / 05.02.2024. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari kosovar koleg i saj i punës i ka shpërndarë numrin e telefonit te disa persona të cilët e kanë thirrur në telefon duke e shqetësuar. Viktima për shkak të gjendjes së rënduar emocionale është dërguar për trajtim mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.