Një rast i vjedhjes ka ndodhur në komunën e Prishtinës, me ç’rast është vjedhur një shtetas i huaj.
Rasti ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 19:45, në rrugën “Arsim Luzha”, përcjell Fol Drejt.
Sipas raportit 24 orësh, bëhet e ditur se ankuesi mashkull, shtetas i huaj, ka raportuar se dy persona i kanë vjedhur nga banesa portofolin dhe çelësin e veturës, me ç’rast të njëjtit i kanë marrë edhe veturën dhe janë larguar në drejtim të panjohur.
Rasti është në procedurë hetimore.