Sot në kryeqytet pritet të organizohet një protestë kundër vrasjes së grave në Kosovë, shkruan Fol Drejt.
Akti brutal që shokoi mbrëmë opinionin publik, ku një gruaje shtatzënë në afërsi të Klinikës së Gjinekologjisë të QKUK-së, ndërsa dyshohet se viktima është qëlluar nga ish-bashkëshorti i saj, ka nxitur reagime të shumta.
Kjo vrasje vjen vetëm pak ditë pas një tjetre, ku një grua dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj me sëpatë në Prishtinë.
Kjo protestë organizohet nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist dhe YIHR me moton “Vrasja e grave nga burrat të trajtohet si urgjencë kombëtare”.
Ngjarja pritet të fillojë nga ora 16:00 në sheshin “Zahir Pajaziti”./FolDrejt/