Një person është sulmuar me thikë nga një i dyshuar kosovar, transmeton Fol Drejt.
Rasti ka ndodhur në Prishtinë, rreth orës 03:39 të datës 8 gusht.
Sipas raportit 24 orësh, bëhet e ditur se pas sulmit ndaj viktimës, i dyshuari mashkull kosovar ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Viktimës i është ofruar tretmani i nevojshëm mjekësor.
Pas veprimeve hetimore është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje.