Në raportin e saj 24 orësh Policia e Kosovës ka bërë të ditur për rastin e një dhune në familje, në Prishtinë.
Rasti ka ndodhur rreth orës 9 e 30.
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht dy viktimat femra kosovare. Lidhur me rastin njërës nga viktimat i është ofruar tretman mjekësor.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./FolDrejt/