Një person ka përfunduar në pranga të policisë, pasi që i njëjti akuzohet se ka kryer një sulm seksual ndaj një femre kosovare.
Ankuesja femër raporton se rasti ka ndodhur në vitin 2021, transmeton Fol Drejt.
Në raportin 24 orësh të policisë, bëhet e ditur se pas raportimit, është bërë arrestimi i personit të dyshuar.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./FolDrejt/