Një person ka përfunduar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës pas sulmit me thikë, transmeton Fol Drejt.
Rasti ka ndodhur rreth orës 04:11 të datës 23 korrik, në Prishtinë.
Siç njofton raporti 24 orësh, si pasojë e këtij rasti, i dyshuari që dyshohet ta ketë kryer veprën penale është arrestuar nga policia.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili për shkak të rrethanave ende të panjohura dyshohet se e kishte therrur me thikë viktimën mashkull kosovar i cili si pasojë ka pësuar lëndime trupore dhe për tretman mjekësor është dërguar në qendrën emergjente në QKUK. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, kurse i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin 24 orësh.