Një rast i therjes me thikë ka ndodhur në komunën e Prishtinës, teksa i lënduar ka mbetur një i mitur.
Rastin e ka ka konfirmuar policia, konkretisht zëdhënësi i policisë, Agron Borovci, për klankosovën, me ç’rast ka bërë të ditur se personi që ka sulmuar të miturin është identifikuar dhe arrestuar nga policia, transmeton Fol Drejt.
“Rreth orës 18:45, kemi pranuar informatën për një person të lënduar. Viktima , i mitur, dyshohet të jetë lënduar nga një mjet i mprehtë dhe i njejtit është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në rrugën “12 Qershori” në Prishtinë. I dyshuari i rastit është identifikuar dhe është arrestuar nga ana e policisë. Aktualisht policia po vazhdon trajtimin e rastit në koordinim me prokurorin e shtetit” – ka thënë Borovci./FolDrejt/