Një person u arrestua në Prishtinë.
Kjo pasi i dyshuari ishte prezantuar si person zyrtar duke mos qenë i tillë, përcjell Fol Drejt.
Rasti është raportuar gjatë ditës së djeshme, rreth orës 02:43, përcjell Fol Drejt.
“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, tek sigurimi i një klubi nate, duke prezentuar një kartelë është prezentuar si person zyrtar. I dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe nga i njëjti është sekuestruar një kartelë me të cilën dyshohet se është prezentuar si person zyrtar”, thuhet në njoftimin e policisë.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i cili ka rekomanduar që rasti procedohet në procedurë të rregullt./FolDrejt/