Sipas informatave të para, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë, shkruan Fol Drejt.
Bëhet fjalë për një person rreth të 60-ve, i cili është rrëzuar në mënyrë të papritur përtok.
Disa qytetarët kishin alarmuar autoritetet kompetente, të cilat, vepruan menjëherë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipi i emergjencës dhe policia. Besohet se personi që është rrëzuar ka pësuar sulm në zemër. /FolDrejt/