Një person ka përfunduar pa shenja jete si pasojë e lëndimeve të pësuara nga goditja e veturës në Prishtinë.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, rreth orës 11:15, transmeton Fol Drejt.
“Rr. Nacionale Prishtinë –Pejë Fsh.Vragoli 01.10.2022 – 11:15. Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të një automjetit me ngasës mashkull kosovar dhe një këmbësori mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit viktima ka ndërruar jetë në SHSKUK. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet ndër të tjera në raportin e policisë./FolDrejt/