Një rast i tentimit të vrasjes është raportuar të ketë ndodhur në kryeqytet.
Rasti ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 23:30, transmeton Fol Drejt.
Siç bën të ditur raporti 24 orësh, viktima mashkull kosovar ka njoftuar policinë se derisa ishte duke lëvizur me veturë, në drejtim të tij është shtënë me armë nga një veturë në lëvizje.
Sipas viktimës i dyshuar i rastit mund të jetë një mashkull kosovar me të cilin kishin një mosmarrëveshje të mëhershme. Vetura e viktimës është goditur me katër predha si dhe në vendin e ngjarjes janë gjetur pesë gëzhoja.
I dyshuari është kërkuar në shtëpinë e tij, por nuk është gjetur dhe të njëjtit i është lënë ftesë të paraqitet në stacion policor./FolDrejt/