Një rast i rrëmbimit është raportuar në komunën e Prishtinës, teksa vetë viktima mashkull ka bërë me dije për policinë se është rrëmbyer nga një i dyshuar mashkull kosovar, i shoqëruar nga tre persona të panjohur.
Rasti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të datës 8 shtator, transmeton Fol Drejt.
Në raportin 24 orësh të policisë, bëhet e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërkohë lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar, e që i njëjti është dërguar në mbajtje./FolDrejt/