Nga burimet e brendshme amerikane, Reuters ka mësuar se të premten ose së shpejti, priten të vendosen sankcione ekonomike ndaj Turqisë, kjo si pasojë e blerjes së sistemit anti-raketor rus S-400.
Menjëherë pas publikimit të lajmit në mediat perëndimore, lira turke është zhvleftësuar me 2 përqind.
Poashtu, ka reaguar edhe presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, se në rast se kjo është e vërtetë, atëherë SHBA tregohet jo-respektuese ndaj Turqisë, informon foldrejt.com.
“Pas përmbysjes së pushteteve në SHBA, pa dyshim ne do shohim këtë trend më qartë,” tha Erdogan, duke aluduar edhe njëherë se sankcionet mund të vijnë si pasojë e Joe Biden dhe jo Donald Trump. “Andaj ne duhet të durojmë dhe të shohim.”
Kjo mund të ndikojë rëndë edhe në raportet turko-amerikane në Sirinë Veriore./Foldrejt.com