Sot do të mblidhet Banka Qendrore Evropiane (BQE) dhe sipas njoftimeve të ekspertëve të ekonomisë pritet një rritje e re e normës së interesit, në nivelin më të lartë në më shumë se 20 vjet, pavarësisht se inflacioni po ngadalësohet, raporton Klix, përcjell Fol Drejt.
FED vendosi dje të pezullojë rritjen e normave të interesit në ShBA, por duket se kjo nuk do të ndodhë me BQE-në.
Analistët dhe investitorët po vënë bast se politikëbërësit ekonomikë do të rrisin normat e interesit sot me 0.25 pikë përqindjeje ose 25 pikë bazë.
Pavarësisht shenjave të ngadalësimit të rritjes ekonomike, BQE planifikon të shtrëngojë më tej politikën e saj monetare duke rritur normat e interesit në nivelin më të lartë në 20 vitet e fundit. Kjo mbështetet nga fakti se të dhënat e fundit ekonomike kanë treguar se një politikë e tillë ka efekt.
Inflacioni total në Evropë ra më shpejt se sa pritej nga një kulm prej 10.6 përqind në tetor në 6.1 përqind në maj. Inflacioni bazë, i cili filtron komponentët e paqëndrueshëm të ushqimit dhe energjisë dhe konsiderohet si një udhëzues më i besueshëm për tendencat e inflacionit bazë, filloi të lehtësohej në muajin prill, ndërkohë që pritjet për inflacionin konsumator u ulën ndjeshëm. Megjithatë, pritet të duhen plot katër vjet për t’u rikthyer nën dy përqind. /FolDrejt/