Sipas llogaritjeve nga Brukseli, Evropa mund të shpresojë një rimëkëmbje të shpejtë ekonomike nga kriza e Coronës. “BE parashikon të rikthehet në nivelin e para krizës në tremujorin e katërt të 2021”, tha të mërkurën (12.05) komisioneri i BE për Ekonomi, Paolo Gentiloni. Sipas parashikimeve të bëra në pranverë nga Komisioni i BE, kuota e borxheve në vendet e zonës së euros pritet të arrijë një nivel të ri me mbi 102 përqind të prodhimit bruto.
Komisioni Evropian ka korrigjuar ndërkohë parashikimet dhe tani pohon se rritja ekonomike gjatë vitit 2021 në 27 vendet e BE do të jetë 4,2 përqind. Në shkurt parashikohej një rritje ekonomike prej 3,7%. Ndërsa për vitin 2022 parashikohet një rritje prej 4,4 % ndërkohë që më parë thuhej se rritja do të jetë 3,9 përqind.
Autoritetet e Brukselit tani janë shumë afër me parashikimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), i cili parashikon një rritje ekonomike në zonën e euros në nivel prej 4.4 përqind.