Organizata e Veteranëve të Luftës (OVL) së UÇK-së, sot do të mbajë protestë para zyrave të EULEX-it në Fushë Kosovë.
Protesta pritet të fillojë në orën 12:00, përcjell Fol Drejt.
Sipas ushtruesit të detyrës së OVL-së së UÇK-së, protesta do të mbahet për të kundërshtuar veprimet e fundit të Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë.
“Jeni dëshmitarë që Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë dhe EULEX-i, janë duke i shqetësuar familjet e bashkëluftëtarëve tanë dhe familjet e dëshmorëve, duke dërguar pa paralajmërim njerëz të panjohur e me kapela në kokë, për gjoja intervistime e duke ua konfiskuar edhe telefonat e tyre personal”.
“Kjo gjë kështu, siç po bëjnë këta të panjohur për ne, po bëhet në shtetin tonë sikur dikur në kohën e pushtuesit, dhe institucionet tona vetëm po heshtin”, shkroi Klinaku./FolDrejt/