Në pikat kufitare të Kosovës, sot janë vënë re pritje më të shkurtra, maksimumi i të cilave po zgjatë 30 min, shkruan Fol Drejt.
Sipas të dhënave zyrtare, në Merdarë pritjet në dalje janë deri në 30 minuta, ndërsa radha e automjeteve është deri në 80 metra. Në hyrje pritjet janë deri në 20 minuta.
Në pikë kalimin kufitar Dheu i Bardhë në dalje pritjet janë 20 minuta, ndërsa radha e kolonave shkon deri në 70 metra. Në hyrje, nuk ka kolona dhe rrjedhimisht pritjet janë deri në 5 minuta.
Në pikat kufitare të tjera, pritjet në hyrje dhe dalje janë edhe më të shkurtra, raporton Fol Drejt.
Për më shumë, shihni tabelën: