Vazhdojnë pritjet e qytetarëve për të dalë nga Kosova.
Sipas Qendrës për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata janë te pikë kalimi kufitar në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë.
Në Merdarë, pritjet e qytetarëve për të dalë nga Kosova janë nga 70 deri në 90 minuta.
Ndërkaq kolonat janë deri në 1200 metra të gjata.
Sipas kësaj qendre, pritje ka edhe te Dheu i Bardhë.
Pritjet në këtë pikë kufitare janë 40 deri në 60 minuta, ndërsa gjatësia e kolonave është 150 metra.