Një aksident trafiku me lëndime është raportuar në Prizren.
Rasti u raportua gjatë ditës së djeshme, rreth orës 17:42, përcjell Fol Drejt.
“Raportohet për një aksident trafiku në mes tri veturave me targa vendore, ku si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar tre meshkuj dhe një femër kosovarë. Tre të lënduarit pas tretmanit mjekësor lirohen për në shtëpi ndërsa viktima femër hospitalizohet në repartin ortopedik për trajtim të mëtutjeshëm”, thuhet në njoftimin e policisë./FolDrejt/