Në Prizren janë arrestuar pesë persona nën dyshimit se janë marrë me prostitucion.
Të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.
“Raportohet se me datë 31.01.2023 janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë, nën dyshimin se të njëjtit në bashkëveprim kanë kryer veprën penale të lartcekur. Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet nga policia, transmeton Fol Drejt.