Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar personin e kërkuar për vjedhje të rëndë në Prizren, ku i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit prej 1 viti, shkruan Fol Drejt.
“Me datë 13 Prill 2023, rreth orës 09:30 Njësitet policore të Stacionit Policor Prizren, bazuar në informacionet e mbledhura përmes rrugëve operative, kanë lokalizuar dhe kane arrestuar te dyshuarin S. B. (24 vjeçar).”, shkruan në raportin zyrtar të policisë.
Në komunikatë theksohet se i njëjti ka qene në kërkim policor për veprën penale “ Vjedhje e rëndë” dhe “ vjedhje e rëndë në bashkëkryerje” ndërsa arrestimi i tij është bërë në Prizren, në baze të urdhërarrrestit të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren.
Policia shtoi se pas arrestimit të personit të kërkuar, nga njësitet përkatëse policore i njëjti është dërguar në Burgun Prishtinës në Hajvali, në vuajtje të dënimit me burg në kohëzgjatje për 1 ( Një) vit. /FolDrejt/