Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të kërkuar për “vjedhje të rëndë” në Prizren dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit prej 1 vit e gjysmë, raporton Fol Drejt.
“Me datën 1 mars 2023, rreth orës 13:15 njësitet policore të Stacionit Policor Prizren, bazuar në informacionet e mbledhura përmes rrugëve operative, kanë lokalizuar dhe kanë arrestuar të dyshuarin A. S. (33 vjeçar). I njëjti ka qenë në kërkim policor për veprën penale ‘vjedhje e rëndë’ dhe ‘vjedhje e rëndë në bashkëkryerje’ ndërsa arrestimi i tij është bërë në Prizren, në bazë të urdhërarrestit të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren.”, shkruan në raportin e policisë.
Tutje, policia njoftoi se pas arrestimit të personit të kërkuar, nga njësitet përkatëse policore i njëjti është dërguar në Burgun e Prishtinës në Hajvali, në vuajtje të dënimit me burg në kohëzgjatje prej 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj për veprën e parë dhe 10 (dhjetë) ditë për veprën e dytë. /FolDrejt/