Në Prizren është raportuar një rast i dhunës në familje, ku dyshohet se babai ka rrahur gruan dhe fëmijën e tij.
Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe fëmijës të tij.Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës, transmeton Fol Drejt.