Në Prizren është raportuar një rast i dhunës në familje, ku burri e ka rrahur gruan e tij shtatzënë në repartin e gjinekologjisë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti në repartin e gjinekologjisë për shkak të një mosmarrëveshje ka sulmuar (në afekt) fizikisht viktimën femër kosovare-bashkëshorten e tij shtatzënë. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet nga policia, transmeton Fol Drejt.