Një person, i dyshuar për një zjarrvënie me datën 30 mars të këtij viti, është identifikuar dhe arrestuar nga Policia e Kosovës.
Arrestimi i tij është bërë sot, në Prizren, transmeton Fol Drejt.
Siç bën me dije policia, nga zjarri është djegur një pjesë e një lokali afarist (dyqan lulesh), vlera e dëmit të të cilit sillet rreth 5000 euro, sipas ankuesit.
Tutje bëhet e ditur se policia ka arritur të sigurojë prova dhe dëshmi e në mes e tyre edhe një video incizim ku shihet një i dyshuar mashkull i paidentifikuar, prej nga shihet se me qëllim i vë flaken lokalit në fjalë dhe largohet me vrap nga vendi i ngjarjes.
“Që nga incidenti Policia, konkretisht hetuesit e Stacionit Policor të Prizrenit kanë punuar në identifikimin e të dyshuarit.
Me date 03.04.2023 rreth orës 14:00 pas një pune të suksesshme hetimore është identifikuar dhe është i dyshuari i rastit “Zjarr vënie” (A.K. 20 vjeç ) dhe me aktvendim të prokurorit i njëjti ndalet në ndalim policor për 48 orë.”, thuhet tutje në njoftimin e policisë./FolDrejt/