Një person është arrestuar në komunën e Prizrenit, pas kapjes në flagrancë duke vjedhur rezervuare të derivateve të naftës, por nga i njëjti është konfiskuar edhe një veturë e cila ishte vjedhur në Prishtinë.
Rasti ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:00, transmeton Fol Drejt.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, më tutje thuhet se me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje. /FolDrejt/