Një qytetar nga Prizreni, teksa ishte duke punuar të mërkurën rreth orës 15:50, ka hasur në disa mjete të dyshuara shpërthyese.
Pasi ishte raportuar rasti në Policinë e Kosovës, në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë përkatëse të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilët kanë aktivizuar një granatë dore dhe kanë tërhequr nga vendi i ngjarjes tre granata dore dhe rreth 2 mijë fishekë të kalibrave të ndryshëm./21Media