Gjatë ditës së djeshme ndërroi jetë një person në Prizren.
Rasti ka ndodhur rreth orës 16:05, transmeton Fol Drejt.
I dyshuari mashkull kosovar gjersa ka qenë duke drejtuar kamionin nga pakujdesia ka goditur një biçiklist.
Viktima mashkull kosovar ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në obduksion ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërgohet në mbajtje./FolDrejt/