Në fshatin Mamushë të Prizrenit është raportuar për një rast të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, ku një mësimdhënësi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një nxënësi, ndërsa i njëjti pas intervistimit është liruar nga policia, raporton Fol Drejt.
“Më 31.05.2023 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se fëmija i tij, derisa ka qenë në shkollë, është sulmuar fizikisht nga mësimdhënësi i tij i dyshuari mashkull kosovar i cili është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është liruar.”, shkruan në raportin e policisë lidhur me rastin. /FolDrejt/