Në fshatin Poslisht të Prizrenit raportohet se një person është lënduar gjatë pastrimit të makinës për grirjen e mishit.
I njëjti ka përfunduar për tretman mjekësor në QKUK, njofton policia, përcjell Fol Drejt.
“Lëndime të rënda trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar pasi i njëjti gjersa ishte në vendin e tij të punës duke pastruar një makinë për grirjen e mishit aksidentalisht është lënduar. Viktima është dërguar në tretman mjekësorë në QKUK”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, transmeton Fol Drejt.