Një person është rrëzuar gjatë punës në një kompani ndërtimi.
Rasti ka ndodhur në Prizren, dje, rreth orës 10:15, transmeton Fol Drejt.
Sipas raportit 24 orësh, bëhet e ditur se pas rrëzimit, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe si rrjedhojë është duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Prizrenit.
Tutje bëhet e ditur se rasti është në procedurë hetimore./FolDrejt/