Policia e Kosovës ka njoftuar se është në kërkim të një të dyshuari për veprën penale “ngacmim”, shkruan Fol Drejt.
“Sektori Rajonal i Hetimeve , Drejtoria Rajonale e Policisë Prizren është duke zhvilluar hetime lidhur me veprën penale “Ngacmim” që ka ndodhur më datë 21.01.2023, në Prizren. Sektori i hetimeve pas marrjes së rastit për hetim ka bërë përpjekje maksimale në ndriçim të veprës penale dhe ka siguruar pamjet nga kamerat e sigurisë të instaluara pranë vendit të ngjarjes ku i dyshuari shihet në filmim.”, shkruan në njoftimin e policisë.
Policia shtoi se pamjet nga kamerat e sigurisë nuk janë shumë cilësore, ndaj edhe pas përpjekjeve të bëra nuk kanë mundur të identifikojnë ende kryesin e kësaj vepre.
“Me qëllimin që të zbulohet sa më pare vendndodhja dhe identiteti i tij, nga Prokurori i Shtetit lëshohet “Autorizim” për publikimin e fotografive të marra nga kamerat e sigurisë.”, thuhet tutje në komunikatë.
Policia kërkoi bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse kane çfarëdo informate , apo din diçka për vendndodhjen e të dyshuarit në foto, të raportojnë policinë në Prizren, apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë apo në nr.192. /FolDrejt/