Gjatë javës së parë të dhjetorit 2022, stacionet policore nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren kanë mbajtur ligjëratat nëpër shkolla me temë kundër dhunës në familje dhe dhunës në bazë gjinore në kuadër të projektit ,,16 ditë aktivizim kundër dhunës me bazë gjinore”, njofton policia, transmeton Fol Drejt.
Ligjëratat dhe prezantimet janë mbajtur para nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme me qëllim të vetëdijësimit të nxënësve se çka është dhuna në baza gjinore dhe si të parandalohet apo raportohet ajo.
Në kuadër të këtij aktiviteti me datë 07.12.2022 janë mbajtur ligjërata në disa shkolla e në mesin e tyre edhe në shkollën fillore “Svetlost” në fshatin Krushevë , KK Dragash dhe në shkollën fillore “22 dëshmorët “në fshatin Randobravë, Prizren.
Policia njofton se aktiviteti në kuadër të këtij projekti do të vazhdojë edhe më tej./FolDrejt/