Poilcia e Kosovës ka njoftuar se ka sekuestruar dy armë në Prizren, një AK-47 dhe një pistoletë CZ, shkruan Fol Drejt.
“Me datë 28 Prill 2023, rreth orës 12:30, pasi që kanë marre informata ne rruge operative, hetuesit e Stacionit Policor Prizren – Veri kane kontaktuar një të dyshuarin i cili është intervistuar dhe pasi që është perball me provat ka pranuar se ai ka në posedim dy armë zjarri, një Ak 47 dhe një pistoletë.”, shkruan në raportin zyrtar.
Policia theksoi se i dyshuari ka pranuar gjithashtu se me datë 23 shkurt 2023, në një aheng familjar në shtëpinë e tij në fshatin Metvecë, KK Prizren, ai bashkë me mikun e tij kane gjuajtur me armë zjarri.
I dyshuari i ka dorëzuar armët, të cilat janë sekuestruar nga policia.
“Kundër të dyshuarve është filluar hetimi për veprën penale “Mbajtje në pronësi kontroll, posedim apo shfrytëzim ia pa autorizuar i armës” dhe “ Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”
Në konsultim me prokurorin e krimeve të rënda të dyshuarit lirohen dhe rasti hetohet në procedurë të rregullt.”, shruan në vazhdim të njoftimit. /FolDrejt/