Tri gra janë goditur nga vetura e një shtetasi nga Arabia Saudite në komunën e Prizrenit.
Pas goditjes, tri gratë, për shkak të lëndimeve të marra, kanë pranuar trajtim mjekësor në spitalin e Prizrenit, transmeton Fol Drejt.
Policia njofton se rasti është në procedurë të rregullt.
Raporti i policisë:
“I dyshuari mashkull shtetas i Arabisë Saudite derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin, duke goditur tri viktimat femra kosovare-këmbësore, të cilave u ka shkaktuar lëndime. Viktimat pas tretmanit mjekësor në spitalin rajonal në Prizren, janë liruar”./FolDrejt/