Një rast i sulmit me thikë midis të miturve është raportuar në polici, me ç’rast i dyshuari mashkull 14-vjeçar, ka goditur me thikë të miturin tjetër 11-vjeçar.
Rasti ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 21:30, në Prizren, trasmeton Fol Drejt.
Siç njoftohet në raportin 24-orësh të policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe pas marrjes së ndihmës së parë është liruar në shtëpi.
Tutje thuhet se nuk dihet motivi i incidentit dhe se thika me të cilën është kryer vepra nuk është gjetur.
Pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit palët janë liruar me procedurë të rregullt./FolDrejt/