Një vajzë e mitur, shtetase e Shqipërisë, ka raportuar në polici se është sulmuar seksualisht nga një burrë, të dielën rreth orës 19 e 30 në Prizren.
Sipas policisë, palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.