Një rast i sulmit fizik është raportuar në Prizren, ku policia pasi e ka kontrolluar sulmuesin, i ka gjetur atij një sasi marihuane.
Sulmuesi i dyshuar është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe gjatë kontrollit tek ai është gjetur një sasi prej 0.51 gram Marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton policia, transmeton Fol Drejt.