Policia e Kosovës ka njoftuar se për shkak se tejkaloi shpejtësinë e lejuar, një shoferi në Prizren i është marrë patenta dhe është gjobitur me 500 euro, shkruan Fol Drejt.
“Në kuadër të një pike të rregullt të kontrollit me 16 mars 2023, patrulla policore e Stacionit Policor Prizren-Veri, një ngasësi për tejkalim të shpejtësisë, i cili në zonën urbane ku kufizimi shpejtësisë ishte 40 km/h lëvizte me shpejtësi prej 101 km/h, i ka shqiptuar gjobë prej 500 (pesëqind) euro, i janë shqiptuar 5 pikë negative dhe masa mbrojtëse e ndalimit të patentë shoferit prej 1 viti.”, shkruan në njoftimin e policisë në Facebook. /FolDrejt/