Një person është therur me thikë në këmbë.
Rasti ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 20:15, në Prizren, transmeton Fol Drejt.
Siç njofton raporti 24-orësh, viktima është sulmuar nga tre persona në rrugë, njëri prej të cilëve më pas ka therur me thikë viktimën.
Tutje thuhet se viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërkaq është njoftuar edhe prokurori dhe rasti është nën hetime./FolDrejt/