Një rast vjedhjeje i cili ka ndodhur në Komunën e Prizrenit, është duke u hetuar nga ana e policisë, shkruan Fol Drejt.
Sipas raportit 24 orësh, bëhet fjalë për një vjedhje të rëndë, e cila është kryer në një shkollë.
“Prizren, 02-04.08.2022-09:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë e objektit dhe nga aty kanë vjedhur vulën e shkollës” – thuhet ndër të tjera në raport.
Sipas policisë, rasti në procedurë hetimore./FolDrejt/