Një person ka përfunduar në Spitalin e Prizrenit pas një aksidenti trafiku me veturë.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Rrust Kabashi”, në Prizren, rreth orës 05:00 të mëngjesit të djeshëm, transmeton Fol Drejt.
Sipas raportit 24 orësh, bëhet e ditur se i dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke e drejtuar makinën e tij dyshohet se si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë e lëvizjes me kushtet e rrugës e humb kontrollin mbi automjet dhe godet një shtyllë elektrike.
Përveç dëmeve materiale lëndime pëson drejtuesi i automjetit dhe i njëjti dërgohet për tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit./FolDrejt/