Një qytetar nga Prizreni është falenderuar nga policia pas gjestit human, ku ka dorëzuar një shumë të majme të të hollash.
Rasti ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 20:40, transmeton Fol Drejt.
Siç njofton policia, një qytetar, menaxher i autolarjes vete shërbyese “Eco Wash” në Prizren, ka gjetur një portofol me dokumente dhe të holla, gjithsej 850 (tetëqind e pesëdhjetë) euro.
Qytetari, të hollat e gjetura bashkë me dokumente i ka dorëzuar në Polici.
Tutje thuhet se në bazë të dokumenteve është identifikuar qytetari që i ka humbur të hollat dhe është ftuar në stacion, pas përfundimit të procedurave administrative të njëjti i janë kthyer të hollat./FolDrejt/