Një rast i gjetjes së mbetjeve mortore është raportuar se ka ndodhur në Prizren.
Rasti është raportuar të ketë ndodhur dje, rreth orës 12:11, transmeton Fol Drejt.
Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh, personi që ka raportuar rastin në polici ka njoftuar se ka gjetur mbetje mortore, që dyshohet se i përkasin njeriut, derisa ishte duke hapur një varr.
Tutje bëhet e ditur se në lidhje me rastin janë njoftuar njësitë përkatëse, të cilat kanë dalë në vendngjarje dhe kanë bërë tërheqjen e mbetjeve mortore.
Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit, rasti është nën hetime./FolDrejt/