Policia e Kosovës ka intervistuar një person në Prizren pasi ka postuar video me përmbajtje të abuzimit seksual të fëmijëve në rrjetet sociale
Si provë materiale është sekuestruar një telefon celular i cili dyshohet të jetë përdorur në rast.
I dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
“Prizren 19.10.2023 – 16:30. I dyshuari mashkull kosovar është intervistuar pasi që i njëjti në rrjetet sociale ka bërë video me përmbajtje abuzimi seksual me fëmijë. Nga i njëjti si provë materiale është sekuestruar një telefon celular i cili dyshohet të jetë përdorur në rast. I dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.