Një shtëpi e pabanuar është përfshirë nga një zjarr.
Rasti ka ndodhur në Prizren, rreth orës 15:35 të ditës së djeshme, transmeton Fol Drejt.
Sipas raportit 24 orësh, bëhet e ditur se ankuesi mashkull kosovar që e ka raportuar rastin, ka njoftuar se për shkaqe të panjohura është kapluar nga zjarri një shtëpi e pa banuar, të cilën ankuesi e kishte shfrytëzuar si depo.
Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë lokalizuar zjarrin.
Nuk raportohet për të lënduar./FolDrejt/