Një person është arrestuar pas dyshimeve se i njëjti ka sulmuar fizikisht dy anëtare të familjes.
Rasti ka ndodhur pasditen e djeshme, rreth orës 14:07, në Prizren, transmeton Fol Drejt.
Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh të policisë, viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërkohë i arrestuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rasti është nën hetime./FolDrejt/