Një incident zjarri është raportuar në Prizren, me ç’rast është dëmtuar prona e një viktime.
Rasti ka ndodhur dje, rreth orës 16:56, transmeton Fol Drejt.
Sipas raportit 24-orësh, raportimin e rastit në polici e ka bërë vetë viktima, i cili ka treguar se punëtoria e tij është përfshirë nga zjarri në rrethana të panjohura.
Në vendngjarje kanë dalë njësitet përkatëse, rasti është në hetim./FolDrejt/