Komuna e Drenasit po përballet me probleme me rrjetin e internetit qeveritar, çka ka krijuar vështirësi edhe në ofrimin e shërbimeve komunale.
Njoftimin për këtë problem e bëri vetë komuna, me anë të një postimi, transmeton Fol Drejt.
“Ditën e djeshme por edhe sot gjatë ditës jemi duke u perballur me mungesën e internetit zyrtar, kështu që e kemi të pamundur të ofrojmë shërbime komunale.
Ftojmë qytetarët të përdorin alternativat tjera në marrjen e shërbimeve komunale, përmes platformës së shërbimeve online “eKosova”, apo nëpërmjet kioskut në Komoran, në objektin e Zyrës së Gjendjes Civile.”, thuhet në njoftimin e komunës.
Komuna ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve për pamundësinë e marrjes së shërbimeve, duke shpresuar që rrjeti i internetit qeveritar të rikthehet sa më parë./FolDrejt/